Maqedoni

Në shkolla mungojnë defektologë dhe logopedë, entit për rehabilitim i nevojiten kuadro

03.06.2018 15:17

Megjithëse ligji parasheh që shkollat në vend të kenë të punësuar logopedë dhe defektologë, të cilët do të trajtonin fëmijët me pengesa në zhvillim dhe autizëm...

Megjithëse ligji parasheh që shkollat në vend të kenë të punësuar logopedë dhe defektologë, të cilët do të trajtonin fëmijët me pengesa në zhvillim dhe autizëm, në shumicën e shkollave kuadri i tillë mungon. Në shkollat e komunës së Çairit kjo çështje është zgjidhur me angazhimin e një defektologu në tre shkolla.   
 
“Jemi tre defektolog në Shkollat e Komunës tonë dmth një defektolog është i shpërndarë në tri shkolla. Ka shumë nevojë për defektologë për persona profesional  sidomos defektolog dhe logoped,  sepse ka fëmijë që kanë probleme vetëm në të folur ...probleme patologjike në të shprehurit dhe për ata fëmijë është inevojshëm logopedi  të jetë i punësuar në shkollë., Çdo shkollë ka nevojë për defektologun personal”, shprehet defektologja në SH.F Ismail Qemali-Çair, Aida Bilalli.  
 
Mungesë të defektologëve dhe logopedëve ka edhe Enti për rehabilitimin e fëmijëve me probleme në dëgjim, të folur apo zë.
 
“Për momentin jemi 14 logoped, ia dalim disi të përballemi me tërë problematikën, por kemi përkrahje nga minsitri dhe institucionet tjera dhe shpresojmë se për kohë të shkurtër do të zgjidhet çështja e punësimit të 17 logopedëve dhe tre defektologëve”, shprehet drejtoresha e entit për rehabilitim Silvana Filipova. 
 
Lidhur me këtë kërkesë minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë të ditur se kërkesa për punësimet e kërkuara nga Enti pret miratimin e minsitrisë së financave . Minsitri ka sqaruar se një pjesë e logopedëve dhe defektologëve që do të punësohen do të jenë shqiptar.
 
GYLTENE SINANI