Ekonomi

Angjushev, 2018-a, me 235 milionë euro investime kapitale

03.06.2018 17:07

Zv/kryeministri për ceshtje ekonomike Koco Angjushev beri retropektive te gjendjes ekonomike per kuartalin e pare te 2018-es

Zv/kryeministri për ceshtje ekonomike Koco Angjushev beri retropektive te gjendjes ekonomike per kuartalin e pare te 2018-es, si dhe njoftoi per investime te reja kapitale ne vend.
 
Sipas Angjushev analizat e fundit kanë treguar se kuartali i pare i këtij viti eshtë vlerësuar si shum i sukseshëm , përfshi  investimet e reja kapitale qe kane hyre ne Maqedoni brenda periudhes se kaluar te ketij viti, e qe sipas te dhenave te Bankes popullore te Maqedonise kapin  vleren  prej  235 milione euro.  
 
“Katërmujori i parë i vitit 2018 është kuartali më i sukseshëm për këtë vit sa u përket invrestimeve të drejtpërdrejta kapitale krahasuar  me kuartalet e tjera paraprake qe nga viti 2007.Kater muajt e pare te ketij viti kane kontribuar qe investimet kapitale  ne vend te jene me te medha gjate kesaj periudhe 11 vjecare . Kjo vlerë e mjeteve është fakt të cilin askush nuk mund ta mohojë, dhe është përgjigje ndaj të gjitha akuzave  për punën e qeverisë deri me tani  në planin ekonomik. Ajo që dua të theksoj  eshte se politikat të cilat i bëjmë si qeveri  janë transparente të cilat reflektohen përmes ligjit për mbështetje financiare te  investimeve, përmes ndryshimeve në ligjin për energjetike, dhe të gjitha masat e mbetura të cilat i ndermorri kjo qeveri  permes Fondit per Inovacione  dhe mbështetje të ekonomise, ngadale por sigurt po njihen edhe nga investuesit e brendshem por dhe te jashtem  dhe te njejtat po japin efektin e duhur. Dua qe ta njoftoj opinion qe ne tavoline kemi edhe dy investime te huaja per te cilat qeveria do te vendose javen qe vjen, ku njera kap shumnen deri ne 8 milione euro”, shprehet zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.