BANKA E SHQIPËRISË

BSH grabitja, zero tolerancë ndaj vjedhësve

30.07.2014 15:57

Pas një jave nga publikimi i lajmit për vjedhjen e thesarit të bankës së Shqipërisë, vijnë reagimet e para të zyrtarëve të lartë.....

Pas një jave nga publikimi i lajmit për vjedhjen e thesarit të bankës së Shqipërisë, vijnë reagimet e para të zyrtarëve të lartë. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka cilësuar vjedhjen e 700 milionë dollar si ngjarje kriminale, por ka siguruar se ajo nuk dëmton stabilitetin financiar të Shqipërisë.

“Jemi njohur me një zhvillim aspak të këndshëm siç është ngjarja kriminale në Bankën e Shqipërisë, por nuk duhet të harrojmë se ngjarja është identifikuar dhe denoncuar në prokurori nga vetë BSH-ja. Prokuroria do të ketë mbështetjen e plotë për të zbardhur këtë akt criminal, nuk e cënon rolin e BSH-së për stabilitetin ekonomik në vend” -  tha Meta.

Ndërkohë, guvernastori I bankës së Shqipërisë Ardian Fullani kadhënë sot shpjegime në komisionin e ekonomisë, I cili u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pak moment pasi ka mbaruar raportimin, kryetari i këtij komisioni Erjon Brace, duke paralajmëruar se asnjë s’do t’u shëptojë përgjegjësive

“Morëm informacion për atë që ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Kjo ngjarje ka cënuar imazhin e Bankës dhe të shtetit. Kemi kërkuar tolerancë zero për këdo që është i përfshirë dhe është përgjegjës. Duhen nxjerrë përgjegjësitë e plota për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë zinxhir”, - tha kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace.

Në një prononcim zyrtar, Banka e Shqipërisë tha mbrëmë se janë vjedhur 713 milionë lekë, ndërsa lavdëroi sistemin e saj të sigurisë.

Prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave, ndërsa ka marrë nën hetim të gjtihë të afërmit e të arrestuarve. (Luljeta Ndokaj Lika, TVM2)