Maqedoni
Marrëveshja për emrin, “ankth” për të dyja palët negociatore
03.06.2018 17:40
Në dhjetë ditët e ardhshme mbetet për tu parë nëse bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë kanë hyrë ose jo në “qorsokak”...

Shumë dilemma mbetën të hapura edhe gjatë javës së ardhshme pas bisedës së anuluar mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë Zaev- Cipras.
Në munges të detajeve rreth procesit, mediat në vend dhe Greqi shkruajnë se Zaev- Cipras kërkojnë zgjidhjen e çështjes së emirt pa opozitën, gjë që është kategorikisht të mohuar nga kryeministri Zaev.
Zaev mbetet në “ankth” nëse nga dita e neserme do të tejkalohen problemet teknike për të zhvilluar biseden e shumë pritur telefonike mes tij dhe Ciprasit.
Zaev, nuk jep detaje, por shprehet optimist në gjetjen e zgjidhjes së shpejtë të këtij problemi para mbledhjes së Këshillit të Evropës kur duhet vendosur për datën e fillimit të negociatave për Maqedoninë.
Ajo që që dihet deri në këto momente është se nënshkrimi eventual e marrëveshje për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet në Prespë.
Megjithatë VMRO DPMNE mbetët në qendrimin e sajë të palëkundëshëm. Nuk mbështesin ndryshime kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të maqedonisë.
Proces ky i cili sipas udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE-së, zhvillohet fshehurazi dhe që dëmton interesat shtetërore dhe nacionale të vendit.
REXHEP QAMILI
