MAQEDONI

“Monstra”: 3 vjet burg për 6 protestues, 2 lirohen

30.07.2014 16:03

Arian Rexhepi, Muaharem Bardhi, Adem Abdullovski, Enur Iljaz, Muharrem Isa dhe Rami Buçi do të vuajnë dënime me nga tre vjet burg........

Gjykata penale Shkupi-1 u ka shqiptuar denim me nga 3 vjet heqje lirie 6-të prej 8-të të arrestuarve për pjesëmarrje në protestat më date 4 korrik në Shkup kundër vendimit gjyqësorë në rastin “Monstra”.

Arian Rexhepi, Muaharem Bardhi, Adem Abdullovski, Enur Iljaz, Muharrem Isa dhe Rami Buçi do të vuajnë dënime me nga tre vjet burg.

Ndërkohë, nga akuza janë liruar Rexhep Bislimov dhe Fadil Zeqirov. Ndaj këtij të fundit të cilin e ka përfaqësuar avokati Skender Muhameti Prokuroria ka tërhequr akuzën. Avokatët e të dënuarve thanë se dënimet janë alogjike dhe ka paralajmëruar ankesa.

“Ky ësht ë dënimi maksimal për këtë vepër penale. Gjyqi nuk mori parasyshë rrethanat individuale lehtësuese për secilin vec e vec. Jam i shokuar nga shqiptimi i këtij vendimi. Do të përpiqem që nëpërmjet ankesës të rrëzoj këtë vendim dhe të merret gjykim i drejtë” -  tha avokati Lupco Vasilevski.

Avokati tjetër Asmir Alispahiq thotë se  është shqiptuar denim maksimal për vepër të tillë penale. “Mendoj se ky denim i cili është maksimal në praktikat e gjyqit është më i madhi dhe nuk është shqiptuar për asnjë dënim për raste të ngjashme deri më tani” thotë ai.

Familjarët e të dënuarve e cilsuan si skandaloz vendimin e gjyqit.

“Ky është një skandal i paparë i njerëzimit pse ka dalë në protesta me ja marrë tri vjet të drejtën e lirisë. Paramendoni se ne tani ku gjindemi” tha Fatmir Abdullov, prind i njërit prej të dënuarve.

“Ky është një skandal i madh për njerëzit e pafajshëm, po i burgosin njerëzit e pafajshëm. Shteti nuk mund ti kapë ata që kanë kryer veprën vetëm sa për të thënë se i kemi kapur”, - deklaron Muhamet Ilazi.

Pas shqiptimit të dënimit pala mbrojtëse ka ka kërkuar që të njejtit të mbrohen në liri. Megjithatë gjyqi u ka vazhduar masa e paraburgimit.

Të gjithë të dënuarit janë për pjesëmarrje në turmë në protestat e 4 korrikut dhe se kanë protestuar dhunshëm para gjykatave në Shkup, me ç`rast me gurë dhe gjësende të forta kanë dëmtuar objektet e gjykatave dhe kanë lënduar disa policë. (Naim Ramadani, TVM2)