Botë
Guatemalë, shpërthen vullkani Fuego, 25 të vdekur
04.06.2018 09:24
25 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Ky është bilanci tragjik nga shpërthimi i vullkanit Fuego në Guatemalë....

Sipas ekspertëve lokalë, ky shpërthimi vullkani është më i madhi nga viti 1974. Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se llava ka goditur fshatin El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe djegur personat që kanë qenë brenda tyre. Hiri dhe tymi i zi që u shpërndanë me kilometra larg, detyruan autoritetet të mbyllin edhe aeroportin La Aurora në kryeqytet. Presidenti, Jimmy Morales, ka angazhuar në maksimum ekipet e urgjencës kombëtare.
“Ne mendojmë se mund të ketë gjendje të shkatërrimit në të paktën tri zona”,- ka thënë Morales.
