Maqedoni

Gjykatë, seancë gjyqësore për lëndën “Tarifa”

04.06.2018 11:03

Sot do të mbahet seancë e re gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale “Tarifa”....

Për këtë lëndë akuzohen ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski, si dhe dy persona të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj të dyshuarve për furnizim të paligjshëm të softuerëve për nevoja të kompanisë në vlerë prej 4 milionë euro.
 
Të dyshuarit për punën jo të mbaruar kanë mundësuar që sistemi ERP të kualifikohet në fazë të dytë të furnizimit publik edhe përkundër mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
 
Të gjithë të akuzuarit paraprakisht gjatë seancave të kaluara janë prononcuar si të pafajshëm, si dhe janë shprehur të habitur me lëndën që e ka ngritur ndaj tyre Prokuroria Publike Speciale.