Botë

Haradinaj: Pajtimi me Serbinë, në këmbim të njohjes

04.06.2018 11:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes....

Kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra, deklaroi Haradinaj. Ai tha se pajtimi nënkupton të kalohet mbi të zhdukurit, të dhunuarit e të vrarët, por shpjegoi si duhet bërë kjo. Nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, Interpol.
 
Haradinaj u shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol. Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku, sipas tij, kjo çështje duhet të mbyllet shpejt.