Botë

Qëllohet me armë gruaja shtatzënë

04.06.2018 14:33

Të paktën 5 persona u qëlluan me armë gjatë kohës kur po shikonin një ndeshje futbolli në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Mes personave që u qëlluan është edhe një grua shtatzënë, e cila u dërgua me urgjencë në spital.
 
Foshnja është gjallë, bëjnë me dije mediat amerikane, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë. Mediat amerikane thonë se turma e njerëzve po kalonte në fushën e futbollit përpara se të dëgjoheshin të shtënat me armë.
 
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Asnjë person i dyshuar nuk është shoqëruar nga autoritetet amerikane. /tvklan