Fëmijët pa prindër kalojnë një ditë në “Akua Park”
Në këto ditë të nxehta vere fëmijët pa prindër patën mundësi të freskohen në “Akua Parkun” e Shkupit......

Në këto ditë të nxehta vere fëmijët pa prindër patën mundësi të freskohen në Akua Parkun e Shkupit. Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov nuk nguroi tu bëj thirrje familjeve që të marrin në përkujdesje fëmijët pa prindër, një vepër humane kjo që ju mundëson dashurinë e munguar prindërore atyre që kanë nevojë më shumë për të .
“Qëllimi i projektit “çdo fëmijë ka nevoj për familje”, është që përmes aktiviteteve të ndryshme të ngrihet vetëdija e qyterarëve dhe të infomohen për rëndësinë dhe mundësist që I jepin familjet në përkujdeseje të tyre. Numri I Familjeve që kujdesen për fëmijët pa prindër në Maqedoni është i madh dhe sejcili qytetar mund të drejtohet në email adresën [email protected] ose në numri falas 15505” , deklaroi ministri Spasov.
Në Maqedoni për momentin ka 180 familje të cilat kujdeset për 288 fëmijë pa prindër, ku 80 prej tyre janë me pengesa në zhvillim. Familjet që përkujdesen për fëmijët pa prindër marrin kompenzim nga ana e shtetit prej 6500 deri në 8000 denar në muaj.
Në rast se nuk i plotësojnë kushtet për pension por janë familje që kujdesen për fëmijë pa prindër atëherë pas 5 vitesh u takon kompenzim prej 8000 denar në muaj deri në fund të jetës. (Rina Turkeshi Saiti, TVM2)
