Maqedoni
Ankesa e Jankullovskës, Carovska: Do të trajtohet si të gjithë qytetarët
04.06.2018 15:26
Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska...

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, i është përgjigjur letrës së hapur të ish-ministres së brendshme, Gordana Janullovska, e cila ankohet për shkelje të të drejtave të saj, meqë në muajin e 9 të shtatzënisë i janë caktuar një numër rekord seancash gjyqësore, në të cilat Jankullovska është e akuzuar në rastet e PPS-së.
“Gordana Jankullovska nuk ka përse të shqetësohet, meqë ajo do të trajtohet njësoj sipas ligjeve, si të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi Carovska.
Sipas Carovkës, ajo është gati të ndihmojë Jankullovskën nëse paraqitet ndonjë problem që është në kompetencat e saj, por ky nuk është momenti, pasi ecuria e seancave gjyqësore nuk është në kompetencë të Ministrisë për Punë Sociale.
Jankullovska në letrën e saj të hapur drejtuar ministreve, Carovska dhe Deskovska, iu ankua se po i shkelen në mënyrë të ashpër të drejtat e saj në sferën e gjyqësisë dhe të drejtat e nënës dhe fëmijës.
