Maqedoni
Mbrojtja e mjedisit jetësor, rregulla të reja për riciklimin e mbeturinave
04.06.2018 15:42
Maqedonia vazhdon të përballet me problemin e eliminimit të mbeturinave të cilin autoritetet me vite të tëra nuk kanë arritur ta menaxhojnë....

Një agjenci e re, ajo për mjedis jetësor, do të formohet me të vetmin qëllim, implementimin e rregullativës së BE-së në menaxhimin me mbeturinat, përmes fuqizimit të kapaciteteve administrative për menaxhimin me mbeturinat në nivelin qendror edhe në atë lokal.
Projekti realizohet në bashkëpunim me BE-në dhe ka si qëllim uljen e nivelit të mbeturinave që ne krijojmë. Prodhuesit tashmë do të obligohen të largojnë dhe riciklojnë mbeturinat që i bëjnë. Gjithashtu shfrytëzimi i “torbave të pëlhurës”, që do të mund të blihen, në vend të qeseve të plastikës, është një nga mënyrat për të ulur sasinë e mbeturinave.
“Objektivin për të pasur zero mbeturina duhet ta vendosim si qëllim, edhe pse nuk do të thotë se mund ta arrijmë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, por duhet që të fokusohemi në të, për të pasur sukses. Për të mos shkaktuar mbeturina, gjithashtu duhet të fokusohemi në ripërdorimin apo të blejmë prodhime që zgjasin më shumë, apo të mundohemi që prodhimet të cilat i blejmë dhe prishen, fillimisht t’i riciklojmë që të mundemi edhe më tej t’i shfrytëzojmë apo t’ia dhurojmë dikujt që mund t’i përdorë”,- tha Ana Karanfillovska Maznova nga Drejtoria për Menaxhimin me Mjedisin Jetësor.
“Në planin e ri kombëtar ka disa propozime të cilat nuk i ka pasur plani i vjetër dhe më e rëndësishmja është propozimi për themelimin e agjencisë për mjedisin jetësor. Prodhuesit e automjeteve të shfrytëzuara, të gomave dhe vajrave të shfrytëzuar dhe të tekstilit të vjetër, do të kenë detyrim dhe do të jenë të përgjegjshëm për largimin dhe reciklimin e mbeturinave të cilat i shkaktojnë”,- u shpreh udhëheqësi i projektit twinning, Grean Brn.
KE veç më u ka propozuar vendeve anëtare që ta ndalojnë shfrytëzimin e dhjetëra produkteve të cilat përmbajnë plastikë, në mënyrë që të parandalohet ndotja e mjedisit jetësor.
ERSAN PARAZITI
