Kulturë

Ndryshimet në Ministrinë e Kulturës, Asaf Ademi: Kemi vizion, do ta realizojmë

04.06.2018 15:57

Ministri i ri i kulturës, Asaf Ademi, ka marrë edhe zyrtarisht karrigen e parë të këtij resori...

Ministri i ri i kulturës, Asaf Ademi, ka marrë edhe zyrtarisht karrigen e parë të këtij resori, pasi të premten paraprakisht mori votat e deputetëve. Ademi premtoi se do të vazhdojë reformat në kulturë dhe se do të jetë ministër për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. 
 
“Nga dita e sotme i marr komplet kompetencat si ministër i kulturës. Ne kemi qëllimin dhe vizionin tonë dhe besoj se do t’i realizojmë detyrat ashtu siç duhet”,- tha ministri i kulturës, Asaf Ademi.
 
“Siç e dini, bëhet fjalë për marrëveshje koalicioni dhe ndryshim i resorit do të jetë vetëm vazhdimi i strategjive të filluara në kulturë. Në bisedim me ministrin u pajtuam se duhet të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit me sektorin civil dhe angazhimi për  kulturë për të gjithë”,- u shpreh ish-ministri i kulturës, Robert Allagjozovski.
 
Ademi me profesion është inxhinier ndërtimi dhe vjen nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit, si pjesë e zgjerimit të qeverisë me partnerët e rinj të koalicionit. Ish-ministri Allagjozovski shpërngulet në kabinetin e kryeministrit Zaev, si bashkërendues kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndërmjet resorëve.
 
GYLTENE SINANI