Maqedoni

Siguria në komunikacion, formohet institucion shtetëror për siguri

04.06.2018 16:13

Maqedonia mbetet prapa vendeve evropiane sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor...

Analizat tregojnë se në vendet Bashkimit Evropian mesatarisht janë 5,2 viktima në trafik në 100,000 banorë, ndërsa në Maqedoni 7,1 viktima në 100,000 banorë.
 
Në konferencën ndërkombëtare kushtuar sigurisë në rrugë, autoritetet paralajmëruan formimin e institucionit të ri shtetëror për rritje të sigurisë në komunikacion.
 
“Është paraqitur nevoja që të formohet një institucion udhëheqës, gjegjësisht trup ekzekutiv, i cili do të ketë përgjegjësi dhe detyrë për përmirësimin e sigurisë dhe uljen e numrit të viktimave në rrugët e Maqedonisë”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
“Ne jemi të interesuar në radhë të parë të ngremë vetëdijen te qytetarët se si ata do duhet të zbatojnë dispozitivin e normës dhe më pastaj në qoftë se ata nuk sillen sipas dispozitivit të normës, atëherë do të jemi të detyruar të zbatojmë sanksione. Kemi plane strategjike, programe, do të mbulojmë jo vetëm këtë rrugë, por të gjitha rrugët të cilat ne kemi indiakcione se rrezikohet jeta e qytetarit”,- u shpreh zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu.
 
Sipas disa analizave, krahasuar me 32 vende në Evropë, Maqedonia është ndër pesë vendet e fundit në fushën e sigurisë në komunikacion.
 
ZEKIRJA MEXHITI