GRUEVSKI PESIMIST

Gruevski pesimist për optimizmin e Nimicit

30.07.2014 16:16

Ndermjetësi Nimic ka përcjell përshtypjet e tij nga bisedimet në Shkup, ndërsa Venizelës ka ripërsëritur qëndrimin grek dhe ka kërkuar që të vazhdojë me përpjekjet për të gjetur një zgjidhje......

Nuk ka përparim në bisedimet mbi kontestin Greko- Maqedonas reth emrit. Këtë e ka deklaruar sot  Ndërmjetsi në bisedimet për dallimet  rreth emrit Metju Nimic, pas takimit me shefin e diplomacis greke, Evangelos Venizelos në Athinë.

Ndermjetsi Nimic ka përcjell përshtypjet e tij nga bisedimet në Shkup, ndërsa Venizelës ka ripërsëritur qëndrimin grek dhe ka kërkuar që të vazhdojë me përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.

Mendoj që kjo është çështje që të gjithë dëshirojnë të zgjidhet. Duke pasur parasysh dëshirën e përbashkët që të zgjidhet kontesti me emrin, dhe se ka ide që mund të jenë bazë për një zgjidhje, mendoj se kjo çështje mund të zgjidhet, ka deklaruar Nimic për mediat greke.

Ai ka thënë se se me presidentin Grek Papulos, asnjëherë nuk ka biseduar për  çështjen e emrit, sepse ai nuk është I involvuar në këtë kontest, ndërsa me Kryeministrin Antonis Samaras, ka biseduar në të kaluarën, por përmes bisedimeve me shefin e diplomacis greke, ka pasqyr të qart per qëndrimin e Kryeministrit grek.

Ndërkohë Kryeministri Nikolla Gruevski, i pyetur se a pret ndonjë kthesë pas deklaratës së Nimicit se nuk negociohet identiteti, por vetëm emri, ai thotë se nuk ka sinjale serioze nga Athina.

“Vështirë është që pas bisedës së djeshmë të thuhet se a mundet të ketë ndonjë lëvizje. Nuk shoh ndonjë sinjal serioz nga pala tjetër, të cilët udhëzojn në atë se mund të ketë lëvizje. Nga iformatat që kemi ata janë protësisht të fokusuar në situaten e tyre të brendshme dhe me këtë çështje nuk duan të merren aspak” - tha ai.

Kryeministri Gruevski, vlerson se ndërmjetsi Nimic, ka një punë të vështire dhe shpreson që në një të ardhme të afërt do të ketë më shumë sukses.  Ndërmjetsi i KB Metju Nimic do të qëndroj në Athin sot dhe nesër por ende nuk janë paralamëruar takime me Kryeministrin grek, Antonis Samaras. (Sanije Kasami, TVM2)

Foto: mia.mk