Maqedoni
Kërkohen informata plotësuese, anulohet seanca për zgjedhjen e shefave të PP-së
04.06.2018 17:03
Këshilli i prokurorëve publikë sërish anuloi seancën dhe nuk bëri zgjedhjen e shefave të prokurorive në Maqedoni, ku mbeten të zbrazëta 17 pozita...

Një pjesë e tyre janë nga prokuroria e lartë, por edhe pozita udhëheqëse në Prokurorinë Themelorë në Shkup dhe edhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Arsyetimi për anulimin e seancës, sipas Këshillit, është mbledhja e informatave plotësuese për kandidatët e paraqitur.
“Seanca u anulua për arsye se anëtarët e Këshillit, duke pasur parasysh numrin e MASh-it, të kandidatëve të paraqitur në procedurën për zgjedhje të prokurorëve publikë dhe në bazë të kontrolleve të nevojshme, duhet të sigurohen edhe disa të dhëna të cilat janë të rëndësishme gjatë miratimit të vendimit për zgjedhjen e prokurorëve”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Kole Shterjov.
Shterjov nuk precizoi se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë edhe pse konkursi për zgjedhjen e prokurorëve është publikuar në muajin shkurt.
Këshilli i Prokurorëve funksionon me përbërje të plotë, pasi vendet e zbrazëta u plotësuan me Angel Solev, Angele Ilievskin dhe Aco Kolevskin.
FLORIJE BEBULI KAMBERI
