Maqedoni
Ndryshimet në ekzekutiv, Dauti ministër për investime të huaja
04.06.2018 19:28
Në objektin e Qeverisë, sot detyrën e ministrit për investime të huaja e mori edhe Bardhyl Dauti nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare...

Dauti ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore, ka magjistruar në Universitetin e Stafordshires në Britaninë e Madhe dhe ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës.
Nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë këshilltar në komunën e Tetovës, ndërsa më pas është emëruar si deputet nga radhët e PDSh-së, dhe postin e ka mbajtur deri në vitin 2017.
Nga radhët e PDSH-së sot ka marrë detyrën edhe Musadik Beqiri, i cili do të jetë zëvendësministër në Ministrinë për Transport dhe Lidhje.
