Botë

Zvicra po shqyrton mundësinë të përdorë të dhënat në Facebook për të hetuar azilkërkuesit

04.06.2018 21:01

Autoritetet zvicerane po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të të dhënave në Facebook, Twitter dhe platforma të tjera...

Autoritetet zvicerane po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të të dhënave në Facebook, Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale për të hetuar kërkesat për azil.
 
Sipas autoriteteve zvicerane të dhënat që postojnë individët në rrjete sociale janë shumë të rëndësishme.
 
“Detajet që azilkërkuesit publikojnë në mediat sociale  mund të na lejojnë të nxjerrim konkluzione  të rëndësishme  gjatë procedimit të kërkesave të azilkërkuesve ” ka thënë zëdhënësi i Sekretariatit Shtetëror për Migracion, rapoton local.ch.
 
Kjo deklaratë ka ardhur pas një rasti, kur një nigerian ka kërkuar azil ne Zvicër në vitin 2016. Ai nuk kishte dokumente identifikimi të vlefshme dhe ishte deklaruar se vjen nga Nigeria dhe është i përndjekur në vendin e tij, përcjell lajmi.net
 
Autoritetet e emigracionit gjatë hetimit të tij, zbuluan se azilkërkuesi kishte migruar nga Spanja dhe jo nga Nigeria si dhe njihej me tjetër identitet.
 
Në postimet në Facebook që kishte bërë bashkëshortja e azilkërkuesit  autoritetet e emigracionit kuptuan se nigeriani po jetonte në një ishulll ku kishte edhe biznesin e tij./Lajmi.net/