Botë

"Rusia nuk synon të ndajë BE-në", e thotë Putin

05.06.2018 10:32

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk po përpiqet të shpërndajë Bashkimin Europian....

Vërejtjet e tij vijnë në krye të një vizite në Austri, udhëtimi i parë i tij në një shtet të Europës Perëndimore në afërsisht një vit.
 
Ai tha për stacionin austriak ORF se donte një 'Europë të bashkuar dhe me prosperitet', duke e quajtuar atë si 'partnerin tregtar dhe ekonomik më të rëndësishëm për Rusinë'.
 
Ai gjithashtu minimizoj lidhjet mes Partisë së Bashkuar Ruse, drejtuar nga ai dhe Partisë së Djathtë Ekstreme austriake.
 
Putin do të takohet me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe kancelarin Sebastian Kurz të Martën, si politikanë, por edhe si liderë biznesi.
 
"Sa më shumë probleme të ketë në zemër të BE-së, aq më shumë rrisqe do të ketë për ne", tha Putin.
 
"Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie bashkëpunimi me Bashkimin Europian. Ne nuk kemi për qëllim të ndajmë ndonjë gjë, apo dikë në BE."
 
Sanksionet e BE, të vendosura kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes për separatistët në Ukrainën lindore, do të jenë pjesë e diskutimeve./Ora News