Hooper: Gjykohen indivdët, jo UÇK
Ish diplomati amerikan James Hooper, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm raportin e djeshëm të kryeprokurorit Uilljamson.........

Ish diplomati amerikan James Hooper, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm raportin e djeshëm të kryeprokurorit Uilljamson.
Në një intervistë për “Zerin e Amerikës”, Hooper thotë se raporti në tëvërtetë ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës si shtet ku drejtësia merret seriozisht , si shtet ku drejtësia nuk ëhstë në duart e një grupi të vogël njerëzish që manipulojnë gjërat padrejtësisht për të përjetësuar pushtetin e tyre dhe për të pasur avantazhe financiare.
“Diçka së cilës raporti i referohet me forcë janë problemet e tanishme, për shembull, problemet e frikësimit të dëshmitarëve, që janë krijuar nga njerëzit ndaj të cilëve me shumë gjasë do të ngrihet padi. Siç thotë edhe zoti Uilliamson, këta njerëz vazhdojnë të zbatojnë një program të frikësimit të dëshmitarëve, duke e penguar drejtësinë në Kosovë. Ka rëndësi që kjo të kuptohet” deklaron Hooper.
Për sa i përket deklaratave se ky hetim përmbys balancin me krimet e kryera nga serbët gjatë luftës, Hoper vlerëson se ky rast ka të bëjë me disa individë të veçantë, të cilët përdorën pozitën e tyre për të marrë pushtet politik pas luftës dhe për të kërkuar përfitime politike nga ky pushtet. Sipat tij raporti aspak nuk prish as imazhin e UÇK-së.
“Mendoj se imazhi i UÇK-së është ai i një force luftuese pararojë të popullit të Kosovës. Janë aq shumë njerëz që luftuan në radhët e saj, të cilët nuk kryen krime lufte, por luftuan me ndershmëri dhe janë krenarë për këtë. Ky raport, me sa kuptova pasi e lexova atë, ka të bëjë me vendimin e disa njerëzve për të përdorur pozitat që fituan gjatë luftës për të marrë pushtet politik dhe përfitime financiare pas lufte. Madje ai e thotë konkretisht se këtu nuk është në gjyq UÇK-ja. Dhe unë e besoj këtë”.
Sipas tij, disa nga ish udhëheqësit e UÇK-së mund të përpiqen për të ruajtur emrin e tyre bashkë me pushtetin që kanë , të thiren në emër të patriotizmit. Por qeveria amerikane do të ngulë këmbë që drejtësisë t’i shkohet deri në fund vlerëson ish diplomati amerikan Xhejms Hoper. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
