Maqedoni

Në Gazetën Zyrtare shpallet konkursi për anëtarët e ri të përkohshëm të KShZ-së

05.06.2018 11:42

Sot në Gazetën Zyrtare është shpallur konkursi për anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për gjashtë muajt e ardhshëm...

Kjo do të jetë një përbërje e përkohshme e Komisionit, sepse në vjeshtë pritet që të hartohet ligji i ri zgjedhor, i cili do të përfshijë përbërjen e KShZ-së.
 
Vendimin për shpalljen e konkursit Parlamenti dje e dorëzoi në Gazetën Zyrtare, duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit, zëvendëskryetarit dhe pesë anëtarëve të Komisionit. Shpallja zgjat tetë ditë nga dita e botimit në Gazetën Zyrtare. Pas mbylljes së konkursit, Komisioni Parlamentar për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të përgatisë listën me propozimet. Kryetari i përbërjes së përkohshme dhe dy anëtarë të KShZ do të duhet të delegojë opozita ndërsa partitë në pushtet do të propozojnë zëvendëskryetarin dhe tre anëtarë.
 
Anëtarët e KShZ-së do të zgjedhjen nga Kuvendi me  dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.