Maqedoni
Zaev: Çështje ditësh biseda me Tsiprasin
05.06.2018 12:02
Në pyetje janë ditë që të ndodh biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë dhe për momentin ende krijohen rrethana që të realizohet kjo...

Këtë e porositi kryeministri, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë deri ku janë bisedimet me Aleksis Ciprasin, por edhe duke e komentuar deklaratën e shefit të Diplomacisë greke, Nikos Koxias, se është koha që të thuhet një “po” ose “jo” e madhe në procesin e negociatave.
Lidhur me deklaratën e Koxiasit se janë në lojë tre propozime “Republika e Maqedonisë Veriore”, “Republika e Maqedonisë së Epërme” dhe “Republika e Maqedonisë së Re”, Zaev u përgjigj se beson që procesi është nga fundi dhe se fundi do të jetë i lumtur dhe i suksesshëm. Ai nuk deshi që të komentojë nëse janë në lojë zgjidhje të reja kreative të cilat dje në një intervistë për Kanal 5 i parashtroi Artan Grubi nga BDI-ja: “Republika e Maqedonisë së Krushevës”, “Republika e Maqedonisë Bashkëkohore”, “Republika e Maqedonisë Evropiane”.
“Pyetja është sensitive dhe do të mbetem i kujdesshëm. Këto ditë dua që të jenë ditë të përfundimit të suksesshëm të procesit. Kur të gjitha hollësitë do të kontraktohen, menjëherë do të ndahen me publikun. E ndjeshme është tek ne, e ndjeshme është në Greqi”,- tha Zaev dhe shtoi se megjithatë për pyetjen në fund qytetarët do të vendosin në referendum.
