Maqedoni
Dita Botërore e Mjedisit Jetësor, apel për të shmangur përdorimin e plastikës
05.06.2018 15:31
Me moton “Të ndërpresim përdorimin e plastikës”, edhe Maqedonia u bë pjesë e shënimit të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Ambientit Jetësor...
Me këtë rast porosia e zëvendësministrit të ambientit, Jani Makraduli, përfaqësueses së UNDP-së, Luiza Vinton, dhe kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, ishte se fëmijët dhe të rriturit duhet të blejnë një shishe për më shumë përdorime, apo kur blejnë apo marrin me vete ushqim, të mos i mbështjellin me qese najloni.
“Ministria e Ambientit e ka ndjekur shpejtë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe është përpiluar planin nacional për gjenerimin e sa më pak mbeturinave, me moton: nëse nuk dini ta ricikloni, më mirë të mos e përdorni. Me planin nacional do të përfshihen grumbulluesit e letrës, plastikës, vajit, tekstilit, automjeteve dhe gomave”,- u shpreh zëvendësministri i ambientit, Jani Makraduli.
“Nëpërmjet një milion qeseve të plastikës dhe shisheve në të gjithë botën, paraqet problem të madh për ndotjen e oqeaneve dhe në përgjithësi për ambientin jetësor. Motoja e sotme është: çfarëdo qoftë e përbërë nga plastika, qoftë qese apo shishe, shmangeni nëse nuk mund ta përdorni më tepër herë”,- theksoi Luiza Vinton nga UNDP.
“Bota nuk ka kufi, ajri nuk ka kufi, ndotja e ambientit jetësor në një vend apo lokacion shkakton pasoja globale, prandaj është mirë që në këtë shënim janë përfshirë gjeneratat tona të reja, sepse që në vegjëli duhet të krijojmë shprehi jetësore dhe qasjen ndaj ambientit jetësor”,- tha kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Ambientit theksuan angazhimin e përbashkët për ambient sa më të pastër jetësor dhe pas ndryshimeve të paralajmëruara ligjore mbeturinat e plastikës do të komercializohen dhe në atë mënyrë këto mbeturina do t’i largojmë nga ambienti ynë jetësor.
GYLTENE SINANI
