Maqedoni

Zhbogar: Migracioni, sfidë e përbashkët për shtetet

05.06.2018 15:55

Numri i emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni është shumë më i vogël nga ajo që ka qenë...

Numri i emigrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni është shumë më i vogël nga ajo që ka qenë dhe gjithashtu kalimi ilegal është zvogëluar dukshëm, por akoma duhet pasur kujdes, sepse vendi pretendon integrimin në BE, ku ruajta e kufijve të BE-së është shumë i rëndësishëm dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë mes vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.  
 
“Migracioni është sfidë që nuk mund të sfidohet veç e veç nga shtetet. Vetëm në partneritet, bashkëpunim dhe koordinim mund të jemi të suksesshëm. Të suksesshëm gjithashtu me shtetet anëtare të BE-së, por njëkohësisht të suksesshëm për refugjatët për t’u dhënë trajtimin më të mirë që e meritojnë. Ky shtet, IJRM, ka luajtur një rol krucial  në menaxhimin e krizës më emigrantët”,- deklaroi euroambasadori, Samuel Zhbogar.
 
Në drejtim të mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, zëvendësministri i brendshëm bullgar numëroi disa praktika që kanë pasur sukses në vendin e tij. 
 
“Politika e qëndrueshme për rritjen e mbrojtjes së kufirit, parandalimi dhe lufta kundër migracionit të paligjshëm dhe kontrabandës njerëzore, parandalimi dhe lufta kundër terrorizmit, parandalimi dhe lufta kundër shërbimeve joligjore, janë praktika që japin pasqyrë reale për gjendjen kufitare”,- u shpreh zëvendësministri i brendshëm në Bullgari, Milko Berner.
 
Këto komente u thanë në  konferencën e sotme mbi migracionin dhe vendet ballkanike, mësimet dhe sfidat e ardhshme, të organizuar nga Ambasada bullgare në vend.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU