Listeria: Qytetarët, kemi kujdes çfarë hamë
Qytetarët thonë se kane kujdes se ku i blejne produktet ushqimore e ne vecanti ato te mishit, jo vetëm tani pas rrezikut të përhapjes së listerias, por gjithnjë në periudhën e verës ku ushqimi prishet më lehtë....

Instituti për shëndet publik pret ende rezultatet e analizave nga mostrat ushqimore për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhshmëri mes tyre dhe bakteries listeria që shkaktoi vdekjen e 4 personave. Deri në nxjerjen e rezultateve zyrtare, autoritetet vetëm shtojnë apelet për kujdes gjatë higjienës së ushqimit.
Qytetarët thonë se kane kujdes se ku i blejne produktet ushqimore e ne vecanti ato te mishit, jo vetëm tani pas rrezikut të përhapjes së listerias, por gjithnjë në periudhën e verës ku ushqimi prishet më lehtë.
“Une kam vende te posaçme ku bleje i njohe ata shites dhe me njohin , qofte mishin qofte edhe produkte tjera me te cilat ushqej veten dhe familjen , dhe kujdesem sepse çdo semundje percillet nga ushqimi sepse ushqimi nuk eshte i paster, ne me doren tone helmojme ose sulmojme veten “
“Nuk i mbajne ne vende te pershtshme i mbajne jashtë”
“Momentalishte ne nuk blejm ushqim ne shtepi per shkak te ketyre problemeve , me shume hame neper restorante”, thonë qytetarët e anketuar nga TVM 2
Gjithsesi nëse ushqimet ruhen mirë, nëse blihen në dyqane ku ruhen standartet ushqimore higjienike, nuk ka asnjë rrezik jo vetëm nga bakteria listeria, por nga asnjë bakterie tjetër e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Kryesorja gjithnjë është higjiena maksimale gjatë ushqimit por kjo vlen si mbrojtje nga cdo sëmundje. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
