MAQEDONI

23 tituj në shqip e turqisht mes 130 vëllimeve

30.07.2014 16:40

Në kuadër të projektit të qeverisë për përkthimin e veprave të reja të letërsisë së huaja, sot janë promovuar edhe 25 tituj të veprave që janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe atë turke.....

Në kuadër të projektit të qeverisë për përkthimin e veprave të reja të letërsisë së huaja, sot janë promovuar edhe 25  tituj të veprave që janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe atë turke.

Gjithashtu u promovuan edhe  pesë vëllime të reja në gjuhën maqedonase dhe angleze. Promovimi i këtyre veprave paraqet një etapë të rëndësishme krijuese nga historia kulturore e Maqedonisë e ndërlidhur thellë me mendimin nacional të Maqedonisë, thonë nga Ministria  e Kulturës.

Të pranishëm në promovim ishin edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Arsimit, Abdialqim Ademi, të cilët prezentuan projektin bashkë me akadaemikë, shkrimtarë, përkthyes dhe lektorë. 

“Të gjitha këto vepra paraqesin pasuri të rëndësishme në thesarin kulturor dhe letrar të Maqedonisë dhe bëhen pjesë e këtij projekti”, tha me këtë rast kryeministri Gruevski.

Në promovim mbajtën fjalim edhe shkrimtarët Ilhami Emini dhe Xhabir Ahmeti. “Projekti 130 vëllime të letërsisë së Maqedonisë’ ka filluar me realizimin e tij në vitin 2007. Në të janë përfshirë një numër i madh i recensentëve, redaktorëve, organizatorë, akademikë, profesorë, punonjës shkencorë, shkrimtarë, kritikë dhe eseistë. (Afrim Tanallari, TVM2) 

Foto: mia.mk