Poloni, mijëra trupa në stërvitje të NATO-s
Mijëra trupa po marrin pjesë në tre stërvitje të mëdha të NATO-s në Poloni dhe në vendet baltike...

Mijëra trupa po marrin pjesë në tre stërvitje të mëdha të NATO-s në Poloni dhe në vendet baltike, me bllokun ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Stërvitja “Sabre Strike” dyjavëshe nisi të dielën, duke mbledhur 18,000 ushtarë nga 19 vende, me trupa të vendosur në Poloni dhe në shtetet baltike, ndërsa zyrtar të NATO-s thonë se nuk kanë për qëllim provokimin e Rusisë, por përmirësimin e bashkëpunimit midis aleatëve.
Stërvitja inskenon një mbrojtje ushtarake të krahut lindor të NATO-s si dhe për operacione përgjatë lumenjve dhe urave.
Stërvitjet u “projektuan për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis aleatëve dhe partnerëve rajonal”.
Dhjetë shtete anëtare të NATO-s, përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Poloninë dhe Portugalinë, po marrin pjesë gjithashtu në stërvitjet vjetore “Swift Response”, të kryesuar nga Komanda Evropiane e SHBA që nga java e kaluar, në të gjithë Gjermaninë, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
