Ekspertët: Gjykata me standarte të dyfishta

30.07.2014 17:11

Është absurd dënimi i sotëm i 6 personave nëse bëhet krahasim me protestuesit maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov, të cilët morrën dënime minimale.........

Dënimi i protestuesve shqiptarë për rastin “Monstra” me 3 vite heqje lirie, sipas analistëve dhe ekspertëve është i palogjikshëm, me këtë akt sipas tyre, gjykatat rrisin dyshimin tek opinioni për punë jokorrekte dhe jo të pavarur.

Është absurd dënimi i sotëm i 6 personave nëse  bëhet krahasim me protestuesit maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov, të cilët morrën dënime minimale.

Analisti Albert Musliu thotë që edhe pse  vendimet e gjykatës nuk komentohen, kur bëhet një paralelizëm dhe një analizë e të dyja rasteve gjithsesi se len një shije të padëshirueshme për sjelljen e gjykatave për dy rastet.

“Te i pari kishim dëmtime jo vetëm ndaj përfaqësuesve të institucioneve por kishte edhe dëmtime të pronës së qytetarëve në rastin e Gjorçes dhe aty dënimet janë shumë të buta dhe nuk janë drakonike. Ndërse tek rasti në Bitpazar është i kundërta. Këto raste dhe kjo sjellje të gjykatës janë shkaqe që tek qytetarët shkaktojnë revoltë dhe ata revolta jo rrallëherë kanë filluar të shprehen përmes protestave. Nëse insistohet në gjykatë profesionale atëherë edhe gjykatat duhet të lënë së paku percepcion të sjelljes së njejtë ndaj gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, gjinore e kështu me radhë”  - thotë Musliu.

Ndërsa Xhabir Derala, nga OJQ “Civil” vlerëson se janë të dukshme tendencat që të shkaktohet përçarje më e thellë mes qytetarëve dhe të bëhet diçka që është jashtë  asaj që nënkupton drejtësi dhe procese juridike.

“Gjykata është plotësisht e politizuar dhe është në kontroll politik dhe kjo ndodh tashmë disa vite më pas. Standardet e dyfishta për vlerësimin e fajsisë, respektivisht pafajësisë të subjekteve të caktuara në procesin e drejtësisë janë të evidentuara , ata janë të dukshme edhe për opinionin e huaj edhe për atë vendas. Provokimi i tillë i gjithçka që nënkuptpon procedurë juridike dhe standarde mendoj se është pjeëë e njëm strateghjije e cila do të bëhet së shpejti e dukshme dhe që nuk ka lidhje me drejtësi dhe me isntitucione të drejtësisë” shrpehet Xhabir Deralla nga OJQ “CIVIL”

Deralla ka shtuar se me deklaratën e këtillë nuk dëshiron të amnestojë askënd nga përgjegjësia për dhunë ose për shkeljen e ligjeve për ruajtjen e rendit dhe paqes në vend, por megjithatë, sipas tij, ekziston një dyshim në vend për atë se si funksionojnë instancat gjqësore në Maqedoni. (Mefail Ismaili, TVM2)