MAQEDONI

Pak ndryshime në komisionin për lustrim

30.07.2014 17:35

Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozoi përbërjen e re të Komisionit për Verifikimin e Fakteve....

Tome Axhiev edhe më tej do të drejtojë Komisionin për verifikimin e fakteve kurse zv/kryetar do të jetë Asan Luma. Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve  propozoi përbërjen e re të Komisionit për Verifikimin e Fakteve.

Në mesin e anëtarëve të propozuar ka pesë prej anëtarëve që janë pjesë e ketij trupi ndërsa gjashtë anëtarë janë emra të rinj, por jo edhe të panjohur për opinionin. Për anëtarë të komisionit propozohen: Shpend Vinca, Daut Dauti, Predrag Dimitrovski, Novica Veljanovski, Igor Lazarovski, Sashko Janev, Ristana Llallcevska, Linko Bejzarovski dhe Vecko Zdravevski.

Gjatë arsyetimit të listës së propozuar deputeti i VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski tha se procesi i lustrimit është me rëndësi të posacme për RM-në, i cili nxit kujdes dhe analiza por që kundërshtohet vetëm nga ata që i përfshin ky proces.

“Nxit edhe kritika para së gjithash nga persona, parti dhe disa fondacione, disa organizata joqeveritare dhe media, por kjo rezistencë kryesisht ndaj procesit të lustrimit vjen personalisht nga njerëzit që janë të prekur nga procesi i lustrimit. Për të cilin në periudhën e kaluar u dëshmua se kanë qenë bashkëpunëtor me shërbimet e sistemit të kaluar dhe njerz që sic duket duan ajo pjesë e historisë të mbetet e fshehur” -  tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE

Mirëpo, deputetja opozitare Roza Topuzova Karevska numëroi më shumë vërrejtje rreth procesit të lustrimit.  Ajo theksoi se ligji parasheh lustrimin si kusht shtesë për ushtrimin e funksioneve publike dhe nuk ka logjikë që po bëhet lustrimi i personave të vdekur. Vec kësaj Komisioni nuk duhet të keqpërdoret për qërrim hesapesh mes kundërshtarëve politik, tha Karevska.  

“Komisioni nuk guxon të shndërrohet në inkuzicion, i cili do t’i gjukojë kundërshtarët politik. Nuk ishte ky qëllimi kur e miratuam ligjin, qëllimi ishte që të mos mund të ushtrojë funksion publik dikush që ka qenë bashkëpunëtorw” -  shprehet Roza Topuzova Karevska, PLD.

Propozimi për përbërjen e re të komisionit u debatua edhe në seancë plenare, ndërsa miratimi I propozimit u shty për nesër.

Ndryshe, përzgjedhja e përbërjes së Komisionit për verifikimin e fakteve është bërë nga 32 kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e Kuvendit. Asnjë nga kandidatët e përzgjedhur nuk është i mbështetur nga opozita maqedonase. (Shpëtim Nuredini, TVM2)