KRRE: Çmime më të ulta për ngrohjen, qytetarët - është shumë pak
Kështu për amvisritë që ngrohen përmes kompanisë “Ballkan Energji grup” parashikon ule të çmimit për 4. 69 %, ndërsa për konsumatorët e tjerë në këtë rrjet për 16.6 %.....

Komisoni Regullator i Energjetikës propozon uljen e çmimeve të ngrohjes qendrore në Shkup. KRRE kërkon përllogaritjen e faturave për muajin gusht, sipas tarifave të reja. Kështu për amvisritë që ngrohen përmes kompanisë “Ballkan Energji grup” parashikon ule të çmimit për 4. 69 %, ndërsa për konsumatorët e tjerë në këtë rrjet për 16.6 %.
Ndërkohë që amvisëritë që ngrohen përmes ngrohtores “Shkup Veri” prej gushtit sipas rregullatorëve duhet të pranojnë fatura më të lira për 0.48 për qind dhe për konsumatorët e tjerë në këtë rrjet për 5.2 përqidn. Në listën e uljes së çmimeve është edhe ELEM enegjitika me 4.9 për qind.
“Ulja e çmimit të nxemjes qendrore vjen si rezultat i situatës së favorshme nga viti kaluar, që uljen e shpenzimeve për prodhim të energjisë termike dhe për shkak të çmimit të projektuar të gazit natyror si dhe për sasin e derivateve të harxhuara....” thotë Dimitar Petrov-KRE.
Ata që më pak përfitojnë nga kjo ulje eventuale cmimesh, janë banorët e lagjes veri në Shkup. Një ulje për vetëm 0.48% thonë ata , nuk do të ndikojë shumë në cmimin përfundimtar të faturave të larta për ngrohjen qëndrore. Shumë prej tyre të anketuar nga TVM 2, mbeten në qëndrimin se fare nuk do të kycen n ësistemin e ngrohjes prej të cilit janë shkëputur pikërisht për shkak të cmimeve të larta dhe cilësisë së dobët të ngrohjes.
“Ne nuk e paguajm jemi shkëputur prej rrjetit të nxemjes sepse nuk kemi të holla, 50 euro 100 euro kush e paguan..”
“Kjo është turp që e bëjnë, çmimi herë rritet herë ulët ndërsa shërbimi është nën nivel.Gjat stinës së dimrit temeratura në shtëpi nuk arrijn as 18 grad.Për këtë arsye une jam i shkëputar nga rrjeti i nxemjes qendërore, sepse është shumë e shtrenjt..”
“Të gjith e dijm se sa janë çmimet në vend dhe sa janë rrogat. Unë mendoj se nuk duhet të jenë këto çmime, duhet të ulën çmimet e nxemjes qendërore edhe më shumë, duke pasur parasysh se në vendi jonë akoma kemi njerëz të cilët luftojnë për ta përfituar kafshatën e bukës.” thonë qytetarët.
Çmimet e reja që do të miratohen nesër në seancën e Komisionit Regullator për energjetik do të vlejnë deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm. (Rexhep Qamili, TVM2)