Botë

Londër, hoteli me 5 yje shpërthen në flakë, 100 zjarrfikës në “luftë” me zjarrin

06.06.2018 20:18

Rreth 100 zjarrfikës janë duke “luftuar” me flakët, të cilat shpërthyen në një hotel me 5 yje...

Rreth 100 zjarrfikës janë duke “luftuar” me flakët, të cilat shpërthyen në një hotel me 5 yje në Londër pasditen e sotme.
 
Re të mëdha tymi janë shpërndarë menjëherë duke u bërë të dukshme në të gjithë Londrën.
 
Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se kanë më shumë se 35 telefonata për rënien e zjarrit.
 
Ende nuk dihen shkaqet dhe nëse ka persona të lënduar./Top Channel