Maqedoni

Chizov: integrimi euroatlantik ka alternativë

07.06.2018 12:24

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, ka thënë se ka gjithmonë një “alternativë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë”...

Chizov është shprehur se Rusia konsideron që perspektiva evropiane paraqet dimension të globalizimit dhe ka gjithmonë alternativa për t’u integruar në BE, ndërsa Rusia e mbështet edhe çështjen e zgjidhjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Por, nga ana tjetër Chizov ka thënë se “nuk do të duartrokasim nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s”, sepse, sipas tij, zgjerimi i NATO-s paraqet tentim për zgjidhje të sfidave të shekullit XXI me mjete të shekullit XX.