Botë
Bagdad, së paku 16 të vrarë nga shpërthimi i një depoje
07.06.2018 13:07
Së paku 16 kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut...

Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad ka deklaruar se “një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun”.
Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur. Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.
