Botë

Londër, hoteli luksoz përfshihet nga flakët

07.06.2018 13:38

Këngëtari i njohur, Robbie Williams, i ka shpëtuar zjarrit të madh që përfshiu hotelin me 5 yje “Mandarin Oriental” në Knightsbridge të Londrës...

Këngëtari i njohur, Robbie Williams, i ka shpëtuar zjarrit të madh që përfshiu hotelin me 5 yje “Mandarin Oriental” në Knightsbridge të Londrës, më pak se një javë pas rinovimit miliona dollarësh.

Këngëtari po qëndronte në hotel kur flakët filluan të përhapeshin. Më shumë se 100 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes.

Në hotel u evakuuan 36 klientë dhe 250 anëtarë të stafit nga hoteli. Zjarri arriti disa kate të hotelit, por nuk dihet ende shkaku.

Kohët e fundit hoteli iu nënshtrua rikonstruksionit më të madh dhe më të shtrenjtë në historinë e tij 115 vjeçare. Ndërsa dhomat u hapën për publikun të martën. Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.