DIBRA

Fajtorët ende të lirë, dibranët kërkojnë siguri

30.07.2014 17:41

Jozyrtarisht mësojmë se automjeti me të cilin janë larguar grabitësit, është gjetur i braktisur në afërsi të kufirit.......

Nje dite pas grabitjes me dhune dibranet ende jetojne me frikën e grabitjes së djeshme me armë të artarisë në mes të qytetit. Jozyrtarisht mësojmë  se automjeti me të cilin janë larguar grabitësit, është gjetur i braktisur në afërsi të kufirit.

Edhe këshilli komunal ka diskutuar sot jo vetëm për rastin e djeshëm, por për një seri të tërë vjedhjesh që kohëve të fundit shqetësojnë dibranët.

Kreu i komunës Ruzhdi Lata akuzon policinë, se vepron me neglizhencë dhe në mënyrë jo profesionale për të zbardhur rastet e vjedhjeve të cilat arrijnë në 100 në vit. Keshilli komunal i Dibres kerkon nga Ministria e Puneve te Brendshme  të garantojë siguribnë e qytetarëve në këtë komunë  dhe të zbatohen normativat ligjore per emerimin e komandantit te policisë.

Qytetarët nuk ndjehen të qetë , ata kërkojnë që Dibrës ti kthehet siguria dhe të ndërpriten vjedhjet e shtuara. Dibra është mbushur me mërgimtarë në këtë periudhë, as ata nuk ndjehen mirë në vendlindje.

Nga  Komisariati i Policisë thonë se po punojnë  në zbardhjen e rastit dhe kapujen e autorëve të vjedhjes.  Aktualisht gëzon fakti qe dy te plagosurit gjatë vjedhjes me arme,  jane jashtë rrezikut per jeten. (Atli Dema, TVM2)