Ekonomi

Banka Botërore ul parashikimin për Maqedoninë, rritja ekonomike bie nga 3.2% në 2.3%

07.06.2018 14:01

Banka Botërore e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2018...

Në janar, parashikimi ishte për një rritje prej 3,2% të ekonomisë së Maqedonisë, shifër kjo që tashmë është ulur në  2,3%. Ulje të parashikimeve për rritje ekonomike ka edhe për vitin e ardhshëm.

Në janar rritja u parashikua deri në 3.9 %, tashmë parashikimi është ulur në 2.7%, thotë Banka Botërore në Raportin e qershorit për parashikimin e ekonomisë globale.

Për vitin 2020, Banka Botërore parasheh një rritje prej 3% për ekonominë e Maqedonisë, krahasuar me 4% të parashikuara në janar.