Ekonomi
Lidhja e Odave Ekonomike: të krijohen mundësi ligjore për hyrjen e kapitalit të ri në vend
07.06.2018 15:47
Kompanitë nga Maqedonia, e sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kanë mungesë të formave të zakonshme të financimit...

Kompanitë nga Maqedonia, e sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kanë mungesë të formave të zakonshme të financimit, prandaj është e nevojshme të merren parasysh mundësitë ligjore për hyrjen e investitorëve shtesë që do të investojnë kapital të ri nëpër kompanitë.
Nga komuniteti i biznesit propozojnë që të rishikohet rregullorja ligjore për hyrjen e këtyre investitorëve, në mënyrë që kompanitë të mund t’i realizojnë projektet e tyre, gjë që do të përforconte edhe ekonominë e vendit në tërësi.
“Atë që ne e ndiejmë në ekonomi është se jemi në një gjendje latergjike të bazuar në investime. Nuk është çështja se kompanitë nuk kanë mjete për të investuar, por edhe ato pak mjete që kanë, ata nuk janë të gatshëm t’i investojnë, madje edhe kur bëhet fjalë për një ide të mirë që kërkon më shumë financa. Prandaj, ne vlerësojmë se kjo mënyrë e financimit do të mundësojë hyrjen e mjeteve shtesë, që do t’iu mundësojë kompanive vendore atë që kanë dashur të realizojnë me vite por që ka qenë e pamundur për shkak të financave”,- deklaroi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniela Arsovska.
Nga Qeveria thonë se në bazë të njohurive të tyre në lidhje me hyrjen e investimeve të këtij lloji, nuk është problemi te taksat, por debatet janë të nevojshme për të parë se cilat pjesë mund të ndryshohen në legjislacion për të lejuar hyrjen e kapitalit të tillë.
“Ajo çka deri tani kemi arritur të kuptojmë është se ankesat për taksa të larta që ankohen investitorët e huaj në disa vende, nuk janë problemi kryesor, ne nga shoqatat evropiane dhe botërore na vijnë kërkesa për një rregullim të veçantë ligjor. Kjo nuk mund të bëhet brenda natës dhe prandaj duhen diskutime për të parë se ku dhe deri në çfarë mase kjo rregullore mund të ndryshohet”,- u shpreh ministri i angazhuar për investime, Zoran Shapuriq.
Ndryshe, diskutimet interaktive në forumin me temë “Potenciali rregullativ për investimet ndihmëse”, u mbajt sot nën organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.
ZEKIRIJA MEXHITI
