Maqedoni
Bisedimet rreth emrit, Bejli: inkurajojmë palët për zgjidhje të pranueshme. MPJ e Greqisë nuk e komenton Milloshovskin
07.06.2018 17:39
Zgjidhja e kontestit rreth emrit mbetet më çështje me interes edhe për Uashingtonin. Ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli...

Zgjidhja e kontestit rreth emrit mbetet më çështje me interes edhe për Uashingtonin. Ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, inkurajoi palët që bisedimet t’i përmbyllin me sukses, sipas tij, pasi zgjidhja e këtij kontesti do të sjellë të mira për të dyja vendet dhe do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin në rajon.
“Vazhdojnë negociatat mes të dyja palëve me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të çështjes specifike, unë do u lë të dyja vendeve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, të pranueshme, të cilën qytetarët e presin tanimë një kohë të gjatë”,- tha ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.
Bisedimet rreth e emrit janë në epiqendër të diskursit politik edhe te fqinjit jugor.
Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë përmes një kumtese ka hedhur poshtë kërkesën e Demokracisë së Re që të japë sqarime rreth deklarimeve të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovskit, i cili duke u thirrur në burime diplomatike, tha kryeministri grek është i gatshëm të lidh kontratë me Maqedoninë.
“Ministria e Jashtme nuk ka kompetencë dhe as detyrë që të njoftojë Demokracinë e Re për deklarata nga opozita e IRJM-së, parti simotër e Demokracisë së Re në Partinë Popullore Evropiane”– thuhet në kumtesë, duke i sugjeruar kreut të kësaj partie, Micotakos, që këto informata t’i kërkojë nga miqtë e tij në VMRO-DPMNE.
SHPËTIM NUREDINI
