Futboll
Francesko Toti me një super gol mposht Realin e Madrdit, kurse Mancesteri i Van Galit me penallti mundë Interin në turneun e fortë ‘Ginis Kupë’
30.07.2014 18:35
Francesco Totti e ka ‘fundosur’ Real Madridin, duke e shënuar golin e fitores të Romës...

Francesco Totti e ka ‘fundosur’ Real Madridin, duke e shënuar golin e fitores të Romës, në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup.
Francesco Totti shënoi në pjesën e dytë në ndeshjen e zhvilluar në Cotton Boël në Texas, ndërsa klubi nga Serie A e regjistroi fitoren e parë të turneut parasezonal.
Reali, i cili ishte mposhtur me penallti nga Interi, i kishte rastet, sidomos në pjesën e parë, por dështoi të kalonte në epërsi, ndërsa më pas ata i dënoi kapiteni i Romës, duke ia shuar shpresat që Los Blancos ta mbrojnë këtë trofe.
Në kuadër të të njëjtit turne, Mançester Junajtedi mundi Interin 5:3 pas egzekutimit të penaltive, pasi që koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Për ekipin anglez të sigurtë nga pika e bardhë ishin Jang, Hernandez, Kleverli, Kagava dhe Fleçer.
Për Interin shënuan Guarin, M’Vila dhe Taidera, ndërsa gabimi i Andreolit i mundësoi Mançesterit të rëmbejë fitoren. Deri në fund të këtij turneu do të zhvillohen edhe dy ndeshje më 2 gusht, kur Interi do të luajë me Romën, ndërsa Mançester Junajtedi përballet me Real Madridin.
