Keita gjuan me shishe Pepen
Mesfushori i Romës, Seydou Keita, e ka gjuajtur mbrojtësin e Real Madridit, Pepe...

Mesfushori i Romës, Seydou Keita, e ka gjuajtur mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, me një shishe me ujë dhe ka refuzuar t’ia zgjasë dorën portugezit, para ndeshjes miqësore ndërmjet Romës dhe Realit, të zhvilluar në Dallas të SHBA-ve.
Ky veprim i Keitas vjen pas marrëdhënieve jo të mira që kishin lojtarët që nga koha kur Keita luante në Spanjë tek Barcelona. Mesfushori nga Mali e kishte akuzuar Pepen për racisëm pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës në vitin 2011.
“Në një ndeshjeje ndërmjet Realit dhe Barcelonës, ai më quajti majmun. Për këtë, vendosa të mos ia zgjas dorën, ndërsa ai më pështyu. Kjo bëri që unë ta gjuaja me shishe”, ka shkruar ai në rrjetit social, Twitter. Megjithëkëtë, mesfushori nga Mali kërkoi falje për atë që bëri. “Më vjen keq për qëndrimin tim”, theksoi ish mesfushori i Barcelonës dhe Valencias.
Në fund, Gjërat u qetësuan pas një bisede të shkurtër mes Xabi Alonsos dhe Keitas.
