Maqedoni

Ligji për abort do të pësojë ndryshime, Filipçe: aborti, e drejtë e gruas

07.06.2018 19:05

Ligji për abort do të pësojë ndryshime. Përgatitja e ligjit të ri për ndalimin e shtatzënisë, u jepet mundësi grave për zgjedhje të lirë për abort deri në javën e 12...

Ligji për abort do të pësojë ndryshime. Përgatitja e ligjit të ri për ndalimin e shtatzënisë, u jepet mundësi grave për zgjedhje të lirë për abort deri në javën e 12, në konsultim me gjinekologun amë.
 
Zgjedhje e lirë për ndalim të shtatzënisë do të ketë edhe deri në javën e 22 të shtatzënisë, me vlerësim të komisionit të përbërë prej dy gjinekologëve dhe një punëtor social, njoftoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
“Pas mbushjesh së javës së 22 të shtatzënisë do të formohet komision i veçantë profesional i cili duhet të bëjë vlerësim për miratim të ndalimit të shtatzënisë. Ai komision, përveç gjinekologëve dhe akusherëve, do të përbëhet edhe nga specialistë nga Kirurgjia e Fëmijëve, Kardiologjia, Neurokirurgjia, Anesteziologjia dhe punëtorë socialë. Në rast të anomalisë, konogjenitale te fetusi i gruas ka të drejtë që ta ndalojë shtatzëninë në bazë të mendimit të këtyre specialistëve. Ajo çfarë është e re, pra që nuk e ka ligji aktual, është vullneti i gruas në vend të parë në këtë periudhë”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Filipçe tha se kanë bërë disa ndryshime në ligj, të cilat janë harmonizuar bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe në komunikim të vazhdueshëm janë grupi punues i përbërë prej gjinekologëve dhe ekspertëve tjerë që kanë rol profesional në procesin e abortit.
 
Draft versioni i ligjit është përgatitur dhe se është e nevojshme edhe një konsultim final me të gjithë të interesuarit për ndryshimin e ligjit, me personat profesionalë nga Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe organizatat joqeveritare.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU