Botë
Tiranë, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë si teatër
07.06.2018 19:23
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar mes tensionesh dhe disa ndërprerjesh. Kryetari demokrat, Lulzim Basha...

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar mes tensionesh dhe disa ndërprerjesh. Kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka bllokuar foltoren gjatë gjithë seancës, duke kërkuar që të paraqitej kryeministri, Edi Rama, dhe ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj. Edhe pas thirrjeve të kryetarit të kuvendit, Basha nuk e ka liruar foltoren, duke çuar në dështimin e seancës.
Pas tre ndërprerjeve, demokratët e kanë vijuar seancën në transmetim përmes rrjetit Facebook, në një kohë kur mazhoranca e kishte lënë sallën.
Demokratët kërkojnë largimin e ministrit, Fatmir Xhafaj, duke pretenduar se ka ndihmuar vëllanë e tij të dënuar për trafik droge në Itali.
LULJETA NDOKA
