Maqedoni
Osmani prezantoi “Planin 18”
08.06.2018 13:57
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, para sektorit civil, qytetarëve, ekspertëve dhe të gjitha palëve të interesuara...

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, para sektorit civil, qytetarëve, ekspertëve dhe të gjitha palëve të interesuara, ka prezantuar planin operativ të Qeverise për 18 muajt e ardhshëm.
Plani 18, sipas zëvendëskryeministrit Osmani, paraqet vulosjen e së ardhmes evropiane të vendit në Samitin e Komisionit Evropian më 28 qershor.
Maqedonia mbetet e përkushtuar në procesin reformues edhe pas marrjes së rekomandimit dhe raportit pozitiv të KE-së, ka thënë Osmani.
Paraprakisht, Osmani planin reformues 18 dje e ka prezantuar edhe në Bruksel, gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të Unionit.
