Tenis
Lisicki me shërbimin më të shpejtë në histori
30.07.2014 18:40
Tenistja gjermane Sabin Lisicki ka shënuar një rekord të ri, duke jetësuar shërbimin më të shpejtë në historikun e tenisit...
Tenistja gjermane Sabin Lisicki ka shënuar një rekord të ri, duke jetësuar shërbimin më të shpejtë në historikun e tenisit, kur është në pyetje gjinia më e bukur-femrat.
Në sfidën e turneut në Stenford, kundër sërbes Ana Ivanoviq të cilin ajo e humbi me rezultat 2 – 0 në sete, 7-6 dhe 6-1, në setin e parë ka shërbyerr me shpejtësi prej 131 milje në orë, gjegjësisht 210.8 kilometra në orë.
“Nëse asgjë tjetër, bile shënova rekord. Loja ime u rrënua pas taj-brejkut të humbur në setin e parë”, ka deklaruar gjemanja pas disfatës kundër Ana Ivanoviqit.
Rekordin e më parshëm për servis më të shpejtë në tenisin e femrave e mbante tenistja amerikane Venus Uiliams, e cila më vitin 2007 në kuadër të grem-slem turneut US Open, shërbeu me shpejtësi prej 129 miljeve në orë.
SAMI ADEMI