Maqedoni

Kërcënohet gjykatësja që dënoi Gruevskin, Kacarska, merret në mbrojtje nga policia

08.06.2018 16:03

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, e cila i shqiptoi dënim me burg prej dy vitesh ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, për akuzën në rastin “Tanku”...

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, e cila i shqiptoi dënim me burg prej dy vitesh ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, për akuzën në rastin “Tanku”, ka marrë kërcënime, prandaj policia po kujdeset për sigurinë e saj.
 
Sigurim policor për gjykatësen Kacarska ka kërkuar kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, ndërsa shërbimet e Ministrisë së Brendshme kanë vlerësuar se ekziston rreziku për Kacarskën. I pyetur rreth rastit, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, konfirmoi se MPB-ja ka nisur hetimet për kërcënimet ndaj gjykatëses Kacarska.
 
“Ne punojmë në bazë të vlerësimeve të marra nga provat dhe informacionet që i posedojmë. Kuptohet se punojmë lidhur me procedurën apo hetimin që të zbulojmë se kush është ai, pse e bën këtë, a është kërcënimi real dhe a lidhet me rastin në fjalë”,- tha Oliver Spasovski nga MPB.
 
Gjykatësja Kacarska i ka shqiptuar dënim me gjashtë vite e gjysmë burg edhe ish ndihmës ministrit të brendshëm, Gjoko Popovskit. 
 
GYLTENE SINANI