Maqedoni
Mançevski: sektori civil përfshihet në negociatat me BE-në
08.06.2018 16:41
Qeveria planifikon të iniciojë një model të ri për kyçjen e përfaqësuesve të sektorit civil në ekipet negociuese për kapitujt e BE-së...

Qeveria planifikon të iniciojë një model të ri për kyçjen e përfaqësuesve të sektorit civil në ekipet negociuese për kapitujt e BE-së që do të hapen pas fillimit të negociatave.
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, thotë se ky proces i përbashkët do të japë rezultate të mira në përmbushjen e suksesshme të të gjitha detyrimeve për anëtarësim të plotë në BE.
“Shpresojmë se shumë shpejt do të marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në dhe se menjëherë pas kësaj do t’i fillojmë negociatat. Ky lloj i partneritetit mes pushtetit dhe OJQ-ve është më se i nevojshëm. Bëhet fjalë për përpilimin e përgjigjeve të kapitujve të BE-së të cilat do të jenë të hapura pas përcaktimit të datës, por mbi të gjitha bëhet fjalë edhe për proces shumë serioz dhe të plotë me të cilin duhet të kyçen aktivistët më të mirë dhe më të udhëzuar të OJQ-ve dhe të institucioneve”,- tha ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski.
Dialogu i qeverisë me sektorin civil është i pari në vazhdën e ditëve të hapura që qeveria do t’i organizojë çdo muaj me temë “Praktikat e bashkëpunimit të mirë mes Qeverisë dhe OJQ-ve - si të përmirësohemi”, gjë që do të përforcojë transparencën dhe llogaridhënien e kësaj qeverie.
REXHEP QAMILI
