Shkëndija dhe Renova mund të luajnë në Tetovë
Stadiumi i qytetit në Tetovë dhe ai në Manastir kanë marrë leje të përkohshme për zhvillimin e ndeshjeve kampionale të xhiros...

Stadiumi i qytetit në Tetovë dhe ai në Manastir kanë marrë leje të përkohshme për zhvillimin e ndeshjeve kampionale të xhiros së parë në elitën e futbollit, e cila fillon këtë fundjavë, bëjnë të ditur nga shtëpia e futbollit.
Pas kësaj drejtuesit e Shkëndijës dhe Renovës, të cilat ndeshjet e tyre i zhvillojnë në Tetovë dhe Pelisteri në Manastir, do të duhet të ndjekin rekomandimet e komisionit për licencim pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë për mënjanimin e mëtejshëm të mangësive ekzistuese.
Ndryshe, këto leje jepen pasi komisionit në vendngjarje konstatoi se janë zhvilluar punime dhe se janë eliminuar ato mangësi që ishin konstatuar më herët. Megjithatë, pa leje ka mbetur stadiumi në lagjen “Autokomandë” të Shkupit, ku skuadra nikoqire, Metallurgu ndeshjet e saja do ti zhvillojë në fushën pranë shtëpisë së futbollit (FFM), ndërsa ndeshjet derbi dhe që konsiderohen me rrezik të lartë, do ti luajë në stadiumin në lagjen “Gjorçe Petrov” ose atë në “Filipi i Dytë”.
Kështu, Renova-Teteksi (e shtunë) dhe Shkendija-Bregallnica (e diel) luhen në Tetovë, ndërsa derbi ndeshja mes Pelisterit dhe Vardarit do të luhet ne Manastir.
