Maqedoni
Zyrtarët qeveritarë, inspektim në magjistralen Gostivar-Kollarë
08.06.2018 18:25
Punët ndërtimore dhe projektet e tjera kapitale të rrjetit rrugor do të kontribuojnë në rritjen e ndërtimtarisë në gjysmën e dytë të këtij viti...

Punët ndërtimore dhe projektet e tjera kapitale të rrjetit rrugor do të kontribuojnë në rritjen e ndërtimtarisë në gjysmën e dytë të këtij viti, me çka pozitivisht do të ndikohet në rritjen e bruto prodhimit vendor, bëri të ditur sot ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, pas inspektimit të punëve ndërtimore në rrugën shtetërore Gostivar-Kërçovë.
Mbi 6 milionë euro do të kushtojë riasfaltimi i magjistrales Gostivar-Kollarë të Kërçovës, ndërsa për momentin pos rikonstrumit të rrugës punohet edhe në rregullimin e pesë urave të cilat ndodhen përgjatë këtij aksi rrugor, bëri të ditur ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
“Bëhet fjalë për investim prej 6,2 milionë euro, prej të cilave 4 milionë euro janë për rikonstruim të rrugës dhe 2,2 janë për rikonstruim të pesë urave. Apelojë qytetarët të cilët kalojnë përmes kësaj rruge të kenë durim pasi vjenë sezoni verorë, por dua të sqarojë se maksimalisht punohet edhe nga realizuesi i punimeve me qëllim që sa më parë të përfundojnë punimet”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
Ministri Sugarevski tha se gjatë këtij viti do të jetë gati edhe rikonstruimi i rrugës Kollarë – Kërçovë, për të cilën janë siguruar 1,4 milionë euro dhe sqaroi se paralelisht punohet edhe në përgatitjen e dokumentacionit për autostradën Gostivar – Kërçovë.
Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu, nënvizoi se janë edhe shumë rrugë tjera të parapara në rajonin perëndimor dhe rajone tjera për rikonstruim, me çka, tha ai, kjo do të mundësojë Maqedonia të bëhet me rrugë me standarde bashkëkohore.
“Së shpejti duhet të fillojnë edhe përgatitjet për zgjerimin e aksit rrugor Gostivar-Tetovë për edhe një korsi, ndërsa me 14 milionë euro, para nga Banka Botërore, po punohet në rikonstruimin e 12 rrugëve lokale dhe rajonale në gjatësi prej 150 km”,- theksoi drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu.
LULZIM HAZIRI
