Maqedoni
UEJL, Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i ri
08.06.2018 18:46
Akademiku, Abdylmenaf Bexheti, është zgjedhur sot rektor i ri i Universitetit të Evropës Juglindore...

Zgjedhja e tij u bë nga bordi i këtij universiteti me votim të fshehtë, duke ia dhënë kështu besimin Bexhetit që ta drejtojë UEJL-në.
Rektori i ri vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të dytë të UEJL-së, Zamir Dika, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi këtë institucion të arsimit të lartë në Maqedoni.
Bexheti u zgjodh me shumicë të përgjithshëm të votave të nëntë anëtarëve të bordit.
