Maqedoni
Toshta lirohet në paraburgim shtëpiak
08.06.2018 19:02
Aleksandar Janevski - Toshta, njëri nga të akuzuarit për tentim-vrasjen ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela...

Aleksandar Janevski - Toshta, njëri nga të akuzuarit për tentim-vrasjen ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dalë nga burgu i Shutkës.
Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka pranuar ankesën e avokatit të Toshtës, ku ka potencuar se klientit të tij seriozisht i është dëmtuar shëndeti, ku dhe në seancën e fundit të akuzuarit në fjalë iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua në Repartin e kardiologjisë në Shkup.
Toshta tani është dërguar në paraburgim shtëpiak.
